Erërat e forta dhe reshjet e mëdha të botës ka bërë që të ndodhin aksidente të shumta në jug dhe jugperëndim të Gjermanisë, ku një grua humbi jetën brenda veturës, kurse tetë pasagjerë kroat u lënduan kur autobusi i tyre u rrokullis.
Gruaja humbi jetën në një aksident rrugës nga Rajni për në Latatinat, kurse erërat e forta kanë rrokullisur autobusin që po udhëtonte nga Kroacia për në Tomerdingen, ku si pasojë e kësaj janë lënduar tetë pasagjerë – ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.
Disa linja hekurudhore janë mbyllur për shkak se shumë drunjë që janë shkulur me rrënjë nga erërat e forta, kanë përfunduar nëpër binarë.
Instituti meteorologjik i Gjermanisë, parashikon përmirësim të motit gjatë fundjavës, duke rritur shpresat se erërat do të ndalen. /Telegrafi/