Për shkak të erës së fortë në Çankiri të Turqisë, pemët janë rrëzuar, te disa banesa janë thyer xhamat, si dhe njëra nga dy minaret e një xhamia është rrëzuar.
Kështu raportojnë mediat turke, sipas të cilave, pjesët e shkëputura nga minarja kanë dëmtuar bizneset dhe automjetet në zonën përreth.
Pas kësaj, ekipet e bashkisë nisën punën me makineri të punës për heqjen e rrënojave të minares së shembur.
In Turkey, a strong storm blew down the minaret of a mosque in the town of Çankırı
Strong winds blow off the roofs of buildings and fallen trees. pic.twitter.com/cYLfQEOZcz
— NEXTA (@nexta_tv) April 20, 2024
Kryetari i Bashkisë së Çankirit, İsmail Hakkı Esen u tha gazetarëve pas inspektimeve të tij në rajon se minarja u shemb për shkak të erës së fortë.
Ai ka theksuar se prisnin erë për sot, por nuk e prisnin të ishte kaq e fortë.
Çankırı, i njohur historikisht si Gangra, është një qytet në Turqi, rreth 140 km në verilindje të Ankarasë, shkruan Wikipedia. /Telegrafi/