Telegrafi

Stuhia “paralizon” SHBA-në, ndërpritet trafiku – raportohet për të vdekur

Bregdeti verilindor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u godit nga një nga stuhitë më të rënda të borës në dy vitet e fundit, e cila shkaktoi kaos trafiku dhe një person humbi jetën.

Në Pennsylvania, një 20-vjeçar humbi jetën në jet-ski kur u përplas me një tel të rrëzuar, tha policia e Newbury, transmeton Telegrafi.

Për shkak të stuhisë së borës, rreth 1200 fluturime u anuluan, kryesisht në New York dhe Boston, ndërsa 2700 të tjera u vonuan.

Është ndërprerë mësimi për mijëra nxënës në New York, Pennsylvania dhe Masachusetts dhe tani mësimi po mbahet online.

Kushtet klimatike vështirësuan gjendjen e rrugëve, duke çuar në aksidente pa lëndime në Boston dhe New York.

Automjetet komerciale u ndaluan nga rrugët në disa zona, ndërsa zyrtarët u kërkuan banorëve që të shmangin udhëtimin nëse është e mundur.

Stuhia bëri që të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për 150 mijë banorët e Pennsylvania, ku zyrtarisht 50 mijë shtëpi mbetën pa drita. /Telegrafi/