Telegrafi

Stuhia luhati platformën ku ishin pastruesit e xhamave të rrokaqiellit (Video)

Pastruesit e xhamave të një rrokaqielli në Kinë, janë tmerruar nga luhatja e platformës prej stuhive të fuqishme.

Ata ishin në mbi 30 metra lartësi dhe nuk kishin si të zbrisnin, vetëm të mbaheshin për tu përpjekur që të mos bien, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, përfundon derisa ata janë ende duke lëvizur në lartësi, por raportohet se ata janë kthyer poshtë të pa lënduar. /Telegrafi/