Pas stuhisë së fortë që kapi rajonin e Shkupit, në kryeqytet vërehen vetura të thyera, pemë të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara
Një pemë në lagjen “Miçurin” në Aerodrom goditi automjetin, ndërsa QMK-ja theksojnë se për fat të mirë, pema ka prekur pjesën e pasme të automjetit i cili ka qenë në lëvizje.
Në lagjen Kozle ka përmbytje, ndërsa të mbushura me ujë janë edhe rrugët në Aerodrom./Telegrafi/