Telegrafi

Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet

Moti i keq me erë të fortë dhe reshje intensive kanë përfshirë këtë mesdite edhe qytetin e Vlorës.

Deri më tani, nuk raportohet për probleme të mëdha në qytet, ndërkohë që moti i keq ka boshatisur plazhet, por edhe ka krijuar trafik të rënduar në disa prej akseve të qytetit të Vlorës.

Fillimjava ishte parashikuar me mot të paqëndrueshëm dhe ulje temperaturash. Ashtu siç edhe ndodhi mesditën e kësaj të hëne, ku nga moti i keq u prek edhe qyteti u Vlorës me reshje intensive të shiut, por edhe erë të fortë.

Ndërkohë, reshjet e shiut kanë përfshirë edhe Durrësin, duke detyruar pushuesit të mos frekuentojnë vijën bregdetare. /Telegrafi/