Telegrafi

Stuhia godet Kentucky, të paktën 50 të vdekur

Të paktën 50 njerëz dyshohet të kenë vdekur pas tornadove të shumta që goditën Kentuckyn jugperëndimor, tha guvernatorit i shtetit, Andy Beshear.

“Ne besojmë se numri i vdekjeve nga kjo ngjarje do të kalojë 50, ndoshta do të përfundojë afër 70 deri në 100 jetë të humbura”, tha Beshear në një konferencë të shtunën në mëngjes, duke i quajtur stuhitë që goditën shtetin “ngjarja më e rëndë e tornados në historinë e Kentakit”.

Hetimet paraprake tregojnë se katër tornado mund të kenë goditur shtetin, duke përfshirë një që ka qëndruar potencialisht në tokë për më shumë se 200 milje, tha Beshear. Dëme janë raportuar në të paktën 15 qarqe që shtrihen në të gjithë shtetin, raporton cnn.

Rreth 110 njerëz ishin në një fabrikë qirinjsh në kohën kur tornado goditi, dhe Beshear tha “Ne besojmë se do të humbasim të paktën dhjetëra nga ata individë”.

Tornadot ishin në mesin e një numri të madh që shpërthyen gjatë mbrëmjes së premtes, ndërsa një varg stuhish të fuqishme shpërtheu në SHBA qendrore.

Mayfield është një qytet me rreth 10 mijë banorë, sipas regjistrimit të popullsisë në SHBA. Ndërtesat e goditura përfshijnë gjykatën e qarkut Graves dhe burgun. /Telegrafi/