Stuhia më e fuqishme e dekadës së fundit në Karaibe ka goditur Haitin, duke sjell erëra të forta, shi dhe stuhi të rrezikshme.
Uragani Matthew, ka shkaktuar vdekjen e një numri të njerëzve në Haiti dhe në Republikën Domenikane.
Raportet e mëhershme kanë bërë të ditur se as Kuba nuk është goditur më fuqishëm se Haiti.
Autoritetet akoma nuk kanë vlerësuar shkallën e dëmeve, ndërsa deri më tani thuhet se kanë vdekur dy persona.
Autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet.