Site icon Telegrafi

Stuhia e rërës “gëlltit” Phoenix-in në Arizona

Një “mur” pluhuri i shoqëruar nga bubullima, i quajtur gjithashtu “haboob”, kaloi nëpër Phoenix të hënën dhe me një fjalë “e gëlltiti atë”.

Haboob është i papritur dhe i paparashikueshëm dhe mund të kalojë nëpër peizazhin e shkretëtirës së Arizonës në çdo kohë, transmeton Telegrafi.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi të hënën, kur Phoenix u “zhduk” në pluhur dhe në një kohë të temperaturave të larta rekord.

Erërat në rajon frynin me shpejtësi 65 kilometra në orë, ndërsa dukshmëria u ul në 1.6 kilometra. /Telegrafi/

Exit mobile version