Telegrafi

Stuhia e pluhurit e “fluturoi në ajër” një kështjellë të fryrë, 2 të vdekur e 20 të lënduar në një park lojërash në Kinë (Video)

Dy fëmijë gjetën vdekjen pasi një stuhi pluhuri dërgoi një kështjellë të fryrë në ajër në Kinën qendrore, thanë zyrtarët sot.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e tmerrshme tregojnë se si kështjella e fryrë fluturonte, ndërsa njerëzit iknin në një shesh të ngarkuar lojërash në qarkun Yucheng, provincën Henan të dielën pasdite.

Përveç dy viktimave, një fëmijë u plagos rëndë ndërsa 17 të tjerë pësuan lëndime të lehta, sipas qeverisë së qarkut Yucheng. Dy të rritur gjithashtu u plagosën lehtë.

Pamjet e publikuara në mediat sociale kineze gjithashtu thuhet se tregojnë të rriturit që mbajnë fëmijët në krahët e tyre, ndërsa gjithashtu edhe disa tenda u hodhën në ajër.

Një prind i cili ishte me fëmijën e saj në vendin e ngjarjes, tha për Pekin News se kishte parë të paktën dy fëmijë që ranë nga një lartësi prej të paktën 20 metrave pasi u ngritën në ajër gjatë një aksidenti të tmerrshëm.

“Të gjithë prindërit po kërkonin me dëshpërim fëmijët e tyre. Fëmijët po qanin”, citohet tu ketë thënë ajo gazetarëve. /Telegrafi/