Dy fëmijë gjetën vdekjen pasi një stuhi pluhuri dërgoi një kështjellë të fryrë në ajër në Kinën qendrore, thanë zyrtarët sot.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e tmerrshme tregojnë se si kështjella e fryrë fluturonte, ndërsa njerëzit iknin në një shesh të ngarkuar lojërash në qarkun Yucheng, provincën Henan të dielën pasdite.
Përveç dy viktimave, një fëmijë u plagos rëndë ndërsa 17 të tjerë pësuan lëndime të lehta, sipas qeverisë së qarkut Yucheng. Dy të rritur gjithashtu u plagosën lehtë.
Pamjet e publikuara në mediat sociale kineze gjithashtu thuhet se tregojnë të rriturit që mbajnë fëmijët në krahët e tyre, ndërsa gjithashtu edhe disa tenda u hodhën në ajër.
Një prind i cili ishte me fëmijën e saj në vendin e ngjarjes, tha për Pekin News se kishte parë të paktën dy fëmijë që ranë nga një lartësi prej të paktën 20 metrave pasi u ngritën në ajër gjatë një aksidenti të tmerrshëm.
“Të gjithë prindërit po kërkonin me dëshpërim fëmijët e tyre. Fëmijët po qanin”, citohet tu ketë thënë ajo gazetarëve. /Telegrafi/