Telegrafi

​Stuhia e madhe në Vushtrri heq kulmin e një shkolle

Stuhia e madhe ka hequr kulmin e shkollës “Dëshmorët e Kombit”, në fshatin Zhilivod të Vushtrrisë.

Sipas dëshmitarëve, nga shiu dhe stuhia e sotme ka edhe dëme tjera në këtë fshatë.

Kryetari Xhafer Tahiri ka njoftuar se për fat të mirë askush nuk është lënduar.

“Vend për panikë nuk ka, por le të kujdesemi e të ndihmojmë ata që kanë nevojë.

Këto fatkeqësi natyrore janë rikujtim që secili duhet të kujdeset të mos bllokoj kanalizimet e as rrjedhat natyrore të ujit”, ka njoftuar Tahiri.