Kjo është arsyeja, pse pijet nuk shërbehen para se aeroplani të nisë fluturimin si duhet.
Aeroplani e një kompanie ajrore me bazë në Dublin, ka pasur vështirësi të ngrihej nga pista e aeroportit të Birminghamit të Anglisë, si pasojë e Stuhisë Ali, transmeton Telegrafi.
Rrotat e dala prej kontrolli e goditën disa herë asfaltin dhe lëshuan tym të zi, por për fat të mirë nuk u shpërthyen.
Piloti që ishte në kabinë, ka thënë se ndjehej sikur aeroplani po vallëzonte, ndërsa e kishte shumë të vështirë ta kthente në drejtimin e duhur.
Megjithatë, fluturimi ka vazhduar si duhet, ndërsa pasagjerët në bord nuk u ankuan për ndonjë turbulencë të madhe. /Telegrafi/