Një stuhi e madhe që goditi SHBA-në javën e kaluar la pas një pamje të pazakontë.
Bëhet fjalë për shkumën e detit që mbuloi pothuajse të gjithë plazhin Hampton, një vendpushim popullor bregdetar në Neë Hampshire.
Stuhitë janë mjaft të zakonshme në bregun verilindor të SHBA-së, por banorët mbetën ende të befasuar nga kjo sasi e shkumës së detit.
Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin rrugët e mbuluara nga shkuma dhe veturat që mezi arrinin të kalonin nga kjo shkumë.
Videot e këtyre skenave janë bërë virale në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale. /Telegrafi/
A major storm in the US has left behind an unusual natural spectacle: sea foam covering almost an entire town. pic.twitter.com/eJeT6pE4Ol
— DW News (@dwnews) January 15, 2024