Në stuhinë që goditi bregun lindor të Australisë, dhjetë persona humbën jetën, përfshirë një fëmijë, dhe më shumë se 80 mijë familje mbetën pa energji elektrike.
Kjo është bërë e ditur sot nga autoritetet australiane. Njerëz kanë vdekur në shtetet federale të Queensland dhe Victoria, të cilat janë prekur që nga e hëna nga stuhitë që shkaktuan erëra të forta që shkulën pemët, transmeton Telegrafi.
Një varkë me 11 persona u përmbys në afërsi të Brisbane, kur tre burra u mbytën, njoftoi policia, e cila sot pas atij aksidenti gjeti trupin e tretë të pajetë.
Mësohet se tetë persona nga ajo anije janë transferuar në spital.
“24 orët e fundit ishin tragjike për shkak të kushteve të motit”, u tha gazetarëve Katarina Carroll, shefe e policisë në Queensland.
Në Gympie, në lindje të vendit, dy gra vdiqën në uji.
“Zona e Queensland është ende në rrezik nga stuhitë e rrezikshme dhe përmbytjet që mund të jenë vdekjeprurëse, si dhe nga breshri i fortë dhe erërat e dëmshme”, paralajmëroi shërbimi meteorologjik australian.
Kompania rajonale e energjisë “Energeks” bëri të ditur se mbi 80 shtëpi janë ende pa energji elektrike, pasi dje njoftoi se 120 mijë përdorues janë prekur nga ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike.
Kompania deklaroi në rrjetet sociale se stuhia shkatërroi edhe disa shtylla betoni të tensionit të lartë. /Telegrafi/