Një stuhi e fortë e borës ka goditur Karolinën e Veriut dhe Virxhinian, ku si pasojë është krijuar kaos në trafik, kurse qindra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Për shkak të numrit të madh të aksidenteve nëpër rrugë, dhe pistave tw ngrira të aeroporteve janë anuluar qindra fluturime, transmeton Telegrafi.
Policia në Karolinën e Veriut dhe Virxhinia ka njoftuar se nga e diela kanë ndodhur qindra aksidente. Ndërkaq, Guvernatori i Karolinës se Veriut, Roy Cooper ka apeluar tek qytetarët që të mos dalin me vetura dhe i ka këshilluar të qëndrojnë nëpër shtëpi, duke “paketuar ndonjë dhuratë apo dekoruar bredhin e pse jo ta shikojnë ndonjë ndeshje futbolli”.
Në Kingstone në Karolinën e Veriut, një ekip zhytësish janë duke kërkuar shoferin e një kamioni i cili ka rrëshqitur me kamion nga rruga dhe ka rënë në një lumë.
Në disa pjesë të këtyre vendeve ka rënë borë me trashësi prej mbi 30 centimetra, kurse në ato zona mbi 300 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/
DANGEROUS ROADS – Check out the road conditions earlier in Chimney Rock, NC. If you can avoid travel this evening in areas under Winter Storm Watches or Winter Weather Advisories, it's highly recommended! Stay safe! #ncwx pic.twitter.com/tkv6zqtVse
— WeatherNation (@WeatherNation) December 9, 2018