Një stuhi e fortë dimërore që goditi Gjermaninë perëndimore dhe jugore të mërkurën ka shkaktuar ndërprerje të mëdha të trafikut, duke përfshirë bllokime trafiku prej kilometrash në autostradat e vendit.
Rrugët me akull dhe të rrëshqitshëm kanë bërë të ndodhin shumë aksidente, transmeton Telegrafi.
Shumë makina dhe kamionë janë bllokuar gjithashtu në dëborë të thellë.
Shërbimet e motit atje thonë se reshjet e dendura të botës ka gjasa të vazhdojnë në disa pjesë të vendit, duke pritur që disa vende të përballen me deri në 30 centimetra borë gjatë 24 orëve të ardhshme.
Kushtet e motit kanë ndikuar edhe tek trafiku ajror.Në aeroportin e Frankfurtit, njëherësh më i ngarkuari i Gjermanisë, 300 prej rreth 1,000 fluturimeve të planifikuara për të enjten janë anuluar.
Aeroporti thotë se aeroplanët mund të ngrinin në vend derisa lëvizin drejt pistës. /Telegrafi/