Telegrafi

Stuhia e dendur e rërës mbuloi qytetin për dhjetë minuta (Video)

Qyteti Guazhou i Kinës është mbuluar nga një stuhi rëre, që ka fryrë në shpejtësi prej 75 kilometrave në orë.

Reja e dendur ka qëndruar nbi qytet për dhjetë minuta, e më pas është zhdukur.

Si pasojë e stuhisë së dendur është pamundësuar shikimi, që për pasojë disa shoferë e kanë humbur kontrollin dhe kanë bërë ndeshje me vetura, transmeton Telegrafi.

Aksidentet që janë shkaktuar me këtë rast, kanë sjellë shumë dëme materiale, por jo edhe të vdekur apo të lënduar rëndë.

Ky pluhur me nuancë portokalli, nuk ka përmbajtur ndonjë materie helmuese apo të dëmshme, që mund të shkaktonte probleme të mëvonshme. /Telegrafi/