Site icon Telegrafi

Stuhia e borës godet SHBA-të, tetë të vdekur, mijëra njerëz pa energji elektrike (Video)

Një stuhi e fortë dimri që ka përfshirë mbi gjysmën lindore të vendit u ka marrë jetën të paktën tetë personave dhe ka lënë pa energji elektrike mijëra banorë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një përzierje e trazuar e shiut, borës dhe akullit që fillimisht goditi Midwest shkaktoi kërdi nga jugu në verilindje të enjten.

Kjo bëri që të ketë mbyllje të shkollave, vonesa të gjata për udhëtarët dhe qindra anulime të fluturimeve.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kjo stuhi e stinës së dimrit do të sjellë më shumë borë, shi dhe ngrica.

Të reshura të mëdha të borës pritet të ketë të premten në shtetet veriore të Mid-Atlantikut dhe në verilindje.

Në pjesë të Pensilvanisë dhe New England, banorët mund të shihnin një total prej rreth 15 deri në 30 centimetra borë, ka thënë Shërbimi Kombëtar i Motit.

Më shumë se 389,000 klientë ishin pa energji të premten në mëngjes në Indiana, Kentaki, Ohajo, Virxhinia Perëndimore, Virxhinia, Pensilvani dhe New Jersey, sipas Poweroutage.us. /Telegrafi/

Exit mobile version