Telegrafi

Stuhi të fuqishme të pluhurit, të paktën 74 të vdekur në Indi

Të paktën 74 njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë u plagosën nga stuhitë e ashpra të pluhurit që goditën shtetet indiane të Rajasthan dhe Uttar Pradesh.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, stuhitë të mërkurën ndërprenë energjinë elektrike, rrënuan pemët, shkatërruan shtëpi dhe vranë bagëtitë.

Siç thuhet më tej, shumë prej të vdekurve po flinin kur shtëpitë e tyre u shembën pasi u goditën nga shpërthimet intensive të vetëtimave.

Stuhitë e pluhurit janë të zakonshme në këtë pjesë të Indisë gjatë verës, por humbja e jetës në këtë shkallë është e pazakontë.

Stuhitë ndikuan kryesisht tre rrethe në Rajasthan – Alwar, Bharatpur dhe Dholpur – ku të paktën 29 vetë u vranë. Zyrtarët thonë se Alwar është më i prekur. Shkollat në rrethinë janë të mbyllura.

E kryeministri i Rajasthan, Vasundhara Raje, tha se zyrtarët po shkonin në zonat e prekura për të filluar punën e ndihmës.

Qeveria e Shtetit ka njoftuar gjithashtu se familjet e të vdekurve do të marrin 400,000 rupi (rreth 6,000 dollarë) si kompensim. /Telegrafi/