Telegrafi

Stuhi të fuqishme godasin pjesë të Spanjës, Portugalisë dhe Francës – katër të vdekur

Erërat e fuqishme të shoqëruara me shi kanë goditur Spanjën, Portugalinë dhe Francën gjatë natës së mbrëmshme duke lënë katër të vdekur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm në Portugali, një burrë vdiq nga një aksident i shkaktuar nga një pemë e rrëzuar në jug të Lisbonës, pas goditjes nga stuhia Elsa, ndërsa një tjetër vdiq derisa një shtëpi u rrëzua në qendër të Viseu.

Veç këtyre, një i tretë thuhet se është zhdukur në të njëjtën zonë, për të cilin dyshohet të ketë rënë në lumë, pasi traktori u përfshi nga uji i madh.

Ndërkaq, në Spanjë një burrë vdiq pas rrëshqitjes së dheut në malet e Asturias ku erërat arritën shpejtësinë prej 160 kilometrash në orë, ndërsa një tjetër kur një mur u rrëzua në një parknë veriperëndim të qytetit Santiago de Compostela.

Përveç viktimave, raportohet se 140 mijë shtëpi mbetën pa rrymë në jug dhe lindje të Francës. /Telegrafi/