Telegrafi

Stuhi të forta nga Alpet austriake e deri te Tokio: Orteku i madh bllokon 10 mijë turistë nga e gjithë bota, kaosi i akullt “paralizon” japonezët (Foto/Video)

Pothuajse në të njëjtën kohë, dy stuhi të forta kanë goditur dy pjesë të ndryshme të botës, duke u shkaktuar probleme të mëdha mijëra qytetarëve.

Një stuhi e madhe “bore” ka goditur qendrën e skijimit në Alpet e Austrisë derisa hiq më mirë nuk i ka punët as Tokio, transmeton Telegrafi.

Orteku i borës ka izoluar plotësisht 10 mijë banorët e qytetit Ishgl, raportojnë mediat austriake. Autoritetet e këtij vendi kanë shpallur nivelin e pestë të rrezikut të ortekut, që për herë të fundit kishte ndodhur në Austri në vitin 1999.

Ekipet kujdestare janë duke punuar në pastrimin e rrugëve në Ishgl, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm raportohet se trashësia e borës kalon mbi 50 centimetra. Ndërkaq, menaxhmenti i qendrës së skijimit se turistët janë të sigurt dhe se nuk ka nevojë për brenga.

Një stuhi e madhe borë ka goditur sot edhe Tokion, ku për shkak të reshurave janë reduktuar udhëtimet sa i përket linjave hekurudhore, si dhe ka pasur afro 250 anulime të fluturimeve. /Telegrafi/