Site icon Telegrafi

Stuhi shiu dhe breshëri në Drenas dhe Skenderaj

Mot i ligë me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit kanë përfshirë pasditen e sotme disa lokalitete të komunave të Drenasit dhe Skenderajt.

Sipas pamjeve të siguruara nga terreni, nga videot e dërguara nga qytetarët në “Meteo Ballkan”, shihet sasia e madhe e breshrit ka rënë në disa fshatra të Drenasit, shkruan Telegrafi.

Edhe gjatë ditë se djeshme ka pasur reshje shiu dhe breshri në disa zona të Komunës së Gjakovës.

Në bazë të pamjeve nga tereni gjatë dy ditëve të fundit, breshri ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. /Telegrafi/

Më poshtë ndiqni videot nga moti i lig që ka përfshirë Drenasin dhe Skenderajn sot:

Exit mobile version