Site icon Telegrafi

Stuhi në Vlorë! Moti i keq prish planet e pushuesve, trafik i rënduar

Ashtu siç ishte parashikuar, Shqipëria është “pushtuar” nga reshjet e shiut, pas ditëve të nxehta.

Edhe qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë në një stuhi shiu me intensitet të lartë rreth orës 10:00 dhe pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë plazh.

Si pasojë ka pasur edhe trafik të rënduar, ndërsa ka më shumë se 40 minuta që reshjet e shiut vijojnë pa ndalim.

Ndërsa policia kufitare ka apeluar që të shmanget lundrimi pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

Shiu vjen pas temperaturave ekstrem të valës afrikane që përjetoi vendi ynë. Gjithsesi moti i keq nuk do të zgjasë shumë pasi fillimi i javës tjetër pritet të jetë me mot të mirë, ku pushuesit e Vlorës, por jo vetëm, mund të shijojë plazhin dhe rrezet e diellit. /tch/

 

 

 

Exit mobile version