Site icon Telegrafi

Stuhi në Shqipëri, kërkohet kujdes nga shoferët

Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë, Lezhë, Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë sidomos me shpejtësinë.

Policia porosit se kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre, policia porosit:

• Zvogëloni shpejtësinë;

• Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;

• Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;

• Mbani krahun e djathtë;

• Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;

• Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku;

• Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, mbi sipërfaqen e rrugës;

• Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh:

• Mos lëvizni nga vendngjarja;

• Telefononi menjëherë në numrin 112 dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë;

• Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja;

• Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;

• Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave;

• Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme;

• Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia;

• Përdorni mjetet e ndihmës së parë;

• Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin dhe arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtuesit e mjeteve të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version