Site icon Telegrafi

Përmbytet qyteti Hallein në Austri, pas reshjeve të mëdha

Qendra e qytetit austriak Hallein që gjendet në rajonin e Salzburgut, u përmbyt të shtunën pas reshjeve të mëdha.

Pamjet e xhiruara nga qytetarët e ndryshëm tregojnë lumin e tërbuar në mes të qytetit të vjetër, raporton Kurier transmeton Telegrafi.

“Është një katastrofë”, tha kryetari i bashkisë së Salzburgut, Alexander Stangassinger të shtunën në mbrëmje.

Megjithëse shiu është ndalur në zonat më të prekura të Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës, stuhitë dhe reshjet e shiut kanë vazhduar në pjesë të tjera të Evropës perëndimore dhe qendrore. Kishte përmbytje të shtunën mbrëma në zonën kufitare Gjermani-Çeki, në të gjithë vendin nga ku ndodhën përmbytjet javën e kaluar, dhe në cepin juglindor të Gjermanisë dhe mbi kufirin në Austri.

Ndonëse përmbytja e shpejtë përfshiu qytetin Hallein të shtunën vonë, nuk pati raportime për viktima, raporton Associated Press.

Më tej në perëndim, pjesë të qytetit të Kufstein gjithashtu u përmbytën. Shiu i madh dhe stuhitë shkaktuan dëme serioze në disa pjesë të Austrisë.

Exit mobile version