Telegrafi

Stuhi e madhe godet Iranin, 95 persona përfundojnë në spital

Të paktën 95 persona në Iran kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve të frymëmarrjes si pasojë e një stuhie që goditi Sistanin dhe Baluchistanin në juglindje të vendit.

Drejtori i agjencisë lokale të menaxhimit të fatkeqësive, Abdolrahman Shahnavazi, tha se 68 persona u lëshuan nga spitali gjatë natës dhe se 27 të tjerë u shtruan në spital, njoftoi agjencia Mehr.

Një stuhi e rërës me erëra deri në 115 kilometra në orë goditi provincën, njofton AP.

Përqendrimi i grimcave potencialisht të dëmshme në ajër është 30 herë më e lartë se ajo e lejuar. /kp/Telegrafi/