Një javë para festës së Viti të Ri, hotelet në Ohër dhe Strugë i bëjnë rezervimet e fundit. Nga Shoqatat e Hotelierëve të Maqedonisë thonë se këtë herë numri i vizitorëve nga Bullgaria do të jetë i madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Objektet më të mëdha hotelierike përgjatë liqenit janë kryesisht të prenotuara dhe çmimet e gjysmë-pansionit dy ditor me pritje të Vitit të Ri janë nga 100 deri 150 euro.
“Nga rreth 7000 krevare kemi rezervuar më shumë se 5000 që është një numër i mirë për këtë periudhë. 60-70% e vizitorëve janë nga Bullgaria. Agjencitë bullgare kishin shitje shumë të mira. Paraprakisht ishin grekët, por për shkak të krizës ka rënë pak, por edhe ato janë prezent”, deklaroi Kërste Bllazheski për Alsat-M, kryetar i Shoqatës së Hotelierëve.
Tani për tani nuk asnjë informacion nëse do të organizohet festë në sheshin e Ohrit dhe Strugë, edhe pse sipas punonjësve turistik, kjo u desh të bëhet e ditur shumë më herët që agjencitë e huaja të munden ofertën e tillë t’a llogarisin në rezervimet e tyre./Telegrafi/