Telegrafi

Studiuesit zbulojnë krijesën më të gjatë në botë në bregdetin e Australisë

Zhytësit e detit kanë zbuluar krijesën më të gjatë dhe mbase më të çuditshme të regjistruar ndonjëherë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zbulimi i krijesës së çuditshme u bë kur studiuesit hulumtuan kanionet nënujore rreth bregdetit perëndimor të Australisë.

Bashkangjitur numrit të krijesave të rralla, si ‘trangulli i detit’, ‘sfungjerët e qelqit’, studiuesit bënë një nga zbulimet më mahnitëse nënujore ndonjëherë, kur panë një ‘sifonoforë’ të gjatë 45 metra.

‘Grapitqari’ në det të thellë është i përbërë nga një seri organizmash që përhapen së bashku për të mbërthyer prenë si një rrjet masiv.

Zbulimi u bë rreth 630 metra larg sipërfaqes nga studiuesit, pasi udhëtonin me një automjet të detit të thellë.

“Ishte e mahnitshme të shihje që ky organizëm i madh u përhap si një ‘UFO spirale’, duke u tundur në kolonën e ujit. Nuk mund të besonim atë që po shihnim”, i tha The Guardian, Dr. Nerida Wilson, një shkencëtare në Muzeun e Australisë Perëndimore. /Telegrafi/