Telegrafi

Studiuesit në SHBA zhvillojnë një aparat fotografik, i cili mund të bartet përmes brumbujve

Studiuesit në SHBA kanë zhvilluar një aparat fotografik pa tel, i cili është mjaft i lehtë për t’u bartur nga brumbuj të gjallë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipi në Universitetin e Washington u inspirua nga insektet për krijimin e këtij sistemi të kamerave.

Kamera e saj “beetle-cam”, mund të transmetojë pamje deri në pesë korniza për sekondë, të cilat janë me rezolucion të ulët. Pamjet gjithashtu janë bardhë e zi dhe mund të transmetohen në një telefon të avancuar.

Hulumtimi i studiuesve u botua në revistën “Science Robotics”.

Bëhet e ditur se pajisja peshon vetëm 250 miligramë, që është rreth një e dhjeta e peshës së një karte të lojërave.

Megjithëse kamera posedon rezolucion të ulët të imazheve me 160 dhe 120 pixel, pajisja mund të zhvendoset nga njëra anë në tjetrën. /Telegrafi/