Një sferë misterioze e artë që mund të jetë një vezë e lëshuar nga një krijesë e panjohur deti është zbuluar në fund të oqeanit në brigjet e Paqësorit të Alaskës.
Objekti rrumbullak me një vrimë intriguese u gjet në një thellësi prej rreth 3 kilometrash nga një eksplorues nëndetësesh me telekomandë, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (Noaa) në SHBA, që bënë zbulimin, sugjerojnë se mund të jetë një vezë e çelur ose një sfungjer.
Studiuesit po kryejnë teste dhe një analizë të ADN-së për të gjetur se çfarë është ky objekt me shkëlqim – që ndihet si “ind lëkure” sipas Noaa-s.
Një krah i operuar nga distanca u vendos në det për ta marrë vezën që kishte një strukturë delikate “si lëkura”. Më pas u “thith” butësisht një tub për testim në një laborator. /Telegrafi/