Telegrafi

Studio e filmave porno do ta padis HTC-në

Në këtë studio mendojnë se fakti që ekziston një telefon që quhet HTC Vivid mund të habis blerësit dhe në ndonjë mënyrë ti bëj ata të besojnë se kanë diçka të përbashkët.

Avokati i kompanisë Vivid në lajmërimin për media tha se në këtë mënyrë krijohet një imazh i rremë se HTC është i ndërlidhur me Vivid Entertainment.

HTC morri ftesën zyrtare që deri me 21 nëntor të ndryshoj emrin e smartphoneit të vet, e nëse këtë nuk e bën do të iniciohen masat ligjore.

Kompania nga Tajvani për momentin nuk ka dhënë komentin e vet në këtë situatë. /Telegrafi/