Telegrafi

Studio me bursë të plotë në Masaryk University, të Republikës Çeke

????????????????????????????????????

Nëse ndonjëherë keni dashur të studioni jashtë vendit, të përjetoni kultura të huaja, takoni njerëz të ri dhe të mësoni gjuhë të huaja, po ashtu, nëse ndonjëherë keni ëndërruar të bëni punë praktike jashtë vendit dhe të mësoni të punoni në grupe, këto dëshira dhe ëndrra, sot mund t’i bëni realitet në institucionin e arsimit të lartë më të ndërkombëtarizuar,  Kolegjin Universum.

Ky kolegj po e vendos Kosovën në hartën e botës. Për herë të parë studentët në Bachelor dhe Master nga Kosova, do kenë mundësinë të studiojnë në Masaryk University të Republikës së Çekisë me bursë të plotë, e kjo, në kuadër të Programit Erasmus +.

Çdo student për studime semestrale përfiton shkollim falas, 5,075 euro bursë të plotë. Periudha e shkëmbimit është për: semestrin vjeshtor duke filluar nga Shtator 2018.

Deri me tani, 43 studentë janë dërguar për shkëmbime semestrale me BURSË të plotë, e kjo pasi deri tani, Kolegji Universum, ka nënshkruar rreth 25 marrëveshje me universitete jashtë Kosovës si dhe ka dërguar 32 studentë për studime nëpër këto Universitete.

Universitetet në të cilat kanë studiuar këta studentë, ku do ta kenë mundësinë edhe studentët e rinj, përfshijnë shtetet si Gjermania, Italia, Turqia, Latvia, Portugali, Kroacia, Polonia, Rumania, Lituania, Sllovenia, Irlanda, Bullgaria, Çekia, Lituania.

Në kuadër të këtij programi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij Kolegji. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Afati i fundit për aplikim është 28 Janar, ora 24:00!

Për më shumë informata na kontaktoni në +37744144062, vizitoni www.universum-ks.org apo aplikoni direkt duke klikuar këtu.