Si ia arrijnë tradhtarët të mos kapen? Sa shpesh mendojnë për zonjën apo zotërinë e tyre kur nuk janë afër?
Kur i shkëmbejnë mesazhet e fshehta? Sa gjatë zgjasin zakonisht aferat? – transmeton Telegrafi.
Kur është fjala për tradhtinë, të gjitha këto pyetje, bashkë me qindra tjera, sillen në mendjet tona.
Fatmirësisht për mendjet kureshtare mes nesh, Ashley Madison, eksperte e këtyre çështjeve, së fundmi ka kryer një hulumtim që i ka zbuluar shprehitë e përditshme të tradhtarëve.
Tradhtia zakonisht i prekë lidhjet afatgjate
Më shumë se 60% e tradhtarëve kanë qenë të martuar për më shumë se 10 vjet.
Shumë afera zgjasin me muaj të tërë, madje edhe me vite
44% e të anketuarve kanë thënë se kanë qenë në një aferë jashtëmartesore për një vit ose më pak.
Dashnori/ja është gjithmonë në mendje të tradhtarëve
Partnerët e pabesë fillojnë të mendojnë për dashnorin/dashnoren që nga momenti që zgjohen nga gjumi.
Shkëmbimi i mesazheve…
Zakonisht tradhtarët komunikojnë gjatë orëve të punës në mënyrë që të ulen rreziqet për t’u zënë.
Metoda kryesore e komunikimit
Shumica e tradhtarëve komunikojnë përmes shkëmbimit të mesazheve.
Koha pas orës 21:00 është për tradhti!
21% e të anketuarve kanë pohuar se nuk e shohin partnerin/parteren jashtëmartesore deri pas orës 21:00. /Telegrafi/