Muzika e rok bendit legjendar AC/DC i bën kirurgët më të shpejtë dhe më preciz, thuhet në një hulumtim të ri.
Ata që dëgjojnë muzikë ua rrit shpejtësinë kirurgëve në detyrat e tyre që i kanë për t’i kryer në sallat e operacioneve – pa pasur ndonjë ndikim negativ në precizitetin e tyre, transmeton Telegrafi.
Në hulumtim thuhet se ata që kanë dëgjuar “Highway to Hell” dhe “T.N.T.” kanë reduktuar kohën e nevojshme për “prerje precize”, pra nga 236 sekonda sa ishte më parë në 139.
Mjekët për afro 50 për qind kanë kryer më shpejtë qepjet e plagëve derisa në sfond dëgjonin hitet e Beatles si “Hey Jude” dhe “Let It Be”, por efektet pozitive kanë humbur kur zëri ishte shumë i lartë.
Ekspertët pretendojnë se meloditë e këngëve të famshme rok përmirësojnë performancën dhe ulin përqindjen e stresit – duke i liruar muskujt, luftojnë kundër ankthit dhe madje ulin presionin e gjakut. /Telegrafi/