Site icon Telegrafi

Studimi: Truri, drejtuesi më i mirë i një makine

Instituti i Teknologjisë në Berlin, falë teknologjisë electroencephalograhy (EEG), ka zhvilluar një sërë testesh me 18 persona vullnetarë, të cilëve u është vendosur një maskë në kokë që lidh sinjalet e trurit me pedalin e frenave dhe të gazit të automobilit.

Nga testet rezultoi se në 90% të rasteve, sinjalet që truri dërgonte për frenim ishin aq të shpejta sa shmangte edhe rastet më ekstreme të aksidentit. Ato kanë rezultuar të suksesshme edhe kur një makinë me shpejtësi 100 km/h ka patur një distancë me makinën përballë prej vetëm 3.66 metrash.

Por pavarësisht se kjo teknologji ka rezultuar e suksessshme do të duhet shumë kohë përpara se ta shohim atë në një makinë të vërtetë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version