Një cenueshmëri madje mund të rrjedhë të dhëna për të hyrë në llogaritë bankare; marka riafirmon angazhimin për sigurinë në procesin e miratimit të aftësive.
Alexa, asistent personal i Amazon mund të kenë të meta që e bëjnë të lehtë për rrjedhje të të dhënave të përdoruesit. Sipas një studimi nga Universiteti i Karolinës së Veriut, në Shtetet e Bashkuara, aftësitë e shkarkuara brenda në aplikacionin Alexa mund të ekspozojnë informacione personale si listat e kontakteve dhe madje edhe detajet bankare, në disa raste. Sipas hulumtimit, kjo ka të bëjë me procesin e miratimit të aftësive, siç quhet softueri i bërë për asistentin virtual, transmeton Telegrafi.
Vlen të përmendet se ende nuk ka asnjë provë që e meta është shfrytëzuar nga hakerat.
Me fjalë të tjera, sistemi mund ta nxisë përdoruesin të besojë se ai është duke përdorur një aplikacion të shërbimit të tij të transmetimit të muzikës ose sistemit inteligjent të ndriçimit të mundësuar nga Alexa, kur, në fakt, ai do të përballej me një kopje të rrezikshme të aplikacionit.
Kur hapni aplikacionin, përdoruesi mund, pa e kuptuar, t’i dorëzojë të dhënat e hyrjes një hakeri.
Studimi gjithashtu tregon një problem në mundësinë e më shumë se një aftësie duke përdorur të njëjtën komandë aktivizimi. Për studiuesit, tipari mund të paraqesë një rrezik për privatësinë, pasi që përdoruesi mund të ndajë informacione të tilla si email, detaje bankare ose hyrje në rrjetet sociale me një zhvillues, edhe pa pasur ndonjë qëllim, duke menduar se po aktivizon një aftësi tjetër. /Telegrafi/