Në Tiranë, historiani Romeo Gurakuqi sapo ka botuar studimin e tij shumëvjeçar, “Shqipëria dhe Tokat e Lirueme 1939 – 1946”.
Libri bazohet në mijëra dokumenta amerikane e britanike, italiane e gjermane, të lëna pas dore nga historiografia komuniste.
Ai përshkruan me detaje Shqipërinë e Luftës së Dytë dhe instalimin e regjimit komunist në Tiranë me ndihmën e komunistëve jugosllavë.
Studimi tregon një mori ngjarjesh tragjike që ndodhën në Kosovë e Çamëri dhe që shkaktuan ndarjen e tyre të dhunshme nga Shqipëria. /VoA/