Studimi i Samsung zbulon se si karikimi i telefonit po bëhet një nga nevojat themelore fizike, emocionale dhe psikologjike të shoqërisë.
Telefonat celularë nuk janë më vetëm një formë komunikimi, por janë një burim i vlefshëm emocional dhe fizik, sipas një studimi të ri Evropian nga Samsung: 35% e njerëzve thonë se ata do të preferonin të huazojnë karikim për telefonin në vend të parave.
Studimi i mbi 6.500 të anketuarve tregon se ndarja e baterisë së telefonit është një dhuratë shumë e çmuar në botën moderne. Kur ne ndajmë telefonin tonë ose baterinë e tij, tani po ndajmë një pjesë intime e vetes dhe po ofrojmë një lidhje personale, e cila ka krijuar një formë të re të monedhës sociale dhe sjelljes njerëzore – ‘dashamirësi digjitale’.
Hulumtimi tregoi se gatishmëria për të ndarë baterinë e telefonit mund të përdoret si një tregues i interesit, i cili rritet me afërsinë që keni (ose dëshironi të keni) me dikë.
Për shembull, të anketuarit treguan hezitimin më të madh për ndarjen e karikimit me një të huaj (14%), kundrejt një kolegu (39%), anëtarit të familjes (72%), mik ose partner (të dyja me 62%).
Megjithatë, ndarja e karikimit ka një rezultat të fuqishëm për të gjithë të përfshirët. 62% e njerëzve thonë se ata do t’i blinin një të huaji një kafe në këmbim të baterisë së telefonit. 7% madje thanë se do të ishin të gatshëm për të shkuar në një takim me ta.
Ndarja e baterisë së telefonit tani mund të shihet si pjesë e njohjes (romantike) moderne dhe diçka që mund të forcojë një lidhje romantike: mbi një e pesta (21%) e të gjithë të anketuarve thanë se do të ishte gjesti më i vlerësuar në një takim. Megjithatë, 76% mbeten të kujdesshëm dhe nuk do të ishin të gatshëm të ndanin baterinë me dikë që në takimin e parë, me mesataren e pritjes deri në takimin e tretë.
Kjo ‘novelë’ e monedhës sociale në marrëdhëniet romantike është veçanërisht e përhapur në gjeneratën Z dhe Millennials: pothuajse dy të tretat (62%) e 18-34 vjeçarëve të anketuar do të ndanin baterinë me interesin e tyre romantik me qëllim të njohjes së mëtejshme.
“Duke iu referuar kërkimeve nga Maslow – një psikolog që ka hulumtuar nevojat që motivojnë sjellje njerëzore – telefonat tanë po bëhen një përparësi në jetën e përditshme “, thotë psikologia e sjelljes Katherine Templar Lewis. “Ofrimi i diçkaje aq të çmuar sa ngarkimi i telefonit aktivizon rajonet dhe kimikatet në tru të lidhura me kënaqësinë dhe besimin. Kjo rritje e oksitocinës shkakton një efekt të ngrohtë shkëlqimi, i njohur si një ‘euforia e ndihmësit’, i cili në këmbim çon në një lidhje më të fortë shoqërore. Ndarja e baterisë është një mënyrë e shkëlqyer për të bërë miq të rinj ose për të ndezur romancën pasi hap një dimension të ri të sjelljes dhe ndërveprimit njerëzor”.
Teknologjia PowerShare e Samsung Galaxy S10 lejon përdoruesit të ndajnë baterinë e telefonit në mënyrë të drejtpërdrejtë me pajisje të tjera të përputhshme. Është forca lëvizëse prapa kësaj monedha shoqërore në zhvillim.
“Teknologjia e re që i lejon telefonat të ndajnë me valë baterinë e tyre po heq varësinë nga karikuesit tradicionalë ndërkohë që ndihmon në evolimin e sjelljes moderne dixhitale të njeriut,”- tha Mark Notton, Drejtor i Portofolit dhe Strategjisë së Produkteve Celulare, në Samsung Electronics.
“Çuditërisht, hulumtimi ynë zbuloi se heqja dorë nga karikimi i baterisë për të ndihmuar dikë tjetër ishte një mjet i fuqishëm për lidhjen shoqërore dhe nxitjen e besimit më të madh në marrëdhëniet moderne. T’i kërkoni dikujt të ndajë baterinë me ju ose edhe duke ofruar të ndani baterinë me ta – mund të bëhet gjithnjë e më e zakonshme.”
Gjetjet e tjera kryesore përfshijnë:
Gjenerata Z dhe Millennials kanë më pak të ngjarë të ndajnë baterinë me një të huaj: Grupmosha 18-34 vjeç është grupmosha me më pak gjasa për të ndarë baterinë me një të huaj në nevojë (21%).
Baby boomers do ta ndajnë baterinë me të huajt, por jo për dashuri: Ata të moshës 55+ kishin më shumë gjasa të shkëmbenin me një të huaj në nevojë (36%), por më pak të gatshmit të ndanin me një interes potencial romantik (21%).
Pavarësisht nga përfitimet për të gjithë të përfshirët, ne jemi akoma ‘shkëmbyes’ ngurrues: Një e treta (33%) thonë se do të gënjenin për nivelin e baterisë së telefonit të tyre për të shmangur ndarjen me dikë tjetër.
Zyra është një vend më pak miqësor kur bëhet fjalë për shkëmbimin e baterisë: 41% e të anketuarve thonë se një koleg që kërkon të marrë hua një telefon apo karikues është një nga pyetjet më të bezdisshme në vendin e punës.
Hulumtimi u krye për të shënuar lancimin e Samsung S10. Samsung gjithashtu ka zhvilluar një udhëzues mirësie digjitale për të ndihmuar navigimin e PowerShare, tani dhe në të ardhmen.
Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe e modelon të ardhmen me idetë transformuese dhe teknologjitë e tij. Kompania po ripërkufizon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memories, sistemeve LSI dhe LED. Për lajmet më të fundit, ju lutem vizitoni Samsung Newsroom në http://news.samsung.com.
Samsung Wireless PowerShare
Wireless PowerShare është në gjendje të karikojë çdo aksesor ose telefon të përshtatshem. Për ta përdorur atë, thjesht aktivizoni Wireless PowerShare në panelin e njoftimit, pastaj vendosni pajisjen tjetër në qendër të Galaxy S10-ës tuaj me pjesët e mbrapme të përputhura. Ndani pajisjet kur mjaftueshëm energji është transferuar ose prisni derisa pajisja tjetër të jetë plotësisht e ngarkuar.
Hulumtimi
Një studim online u krye nga Atomik Research mes 6,519 të rriturish të moshës 18 + në7 shtete evropiane (Mbretëria e Bashkuar, Italia, Spanja, Gjermania, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia). Puna në terren e studimit u krye në maj 2019. Atomik Research sgjensi private kreative e studimit të tregut që punëson kërkues të certifikuar nga MRS dhe i përmbahet kodit të MRS.
Katherine Templar Lewis
Katherine Templar Lewis ka një sfond të gjerë në shkencë dhe psikologji. Fokusi i saj është në rolin që luan teknologjia në shoqëri dhe se si sjellja njerëzore po ndryshon si rezultat i saj. Katherine ulet në panelin e ekspertëve për etiketë dhe sjellje të mirënjohur institucionale, të Debrett – i specializuar në sjelljen dixhitale dhe telefonike.