Site icon Telegrafi

Studimi i ri ofron më shumë prova se hidroksilklorina nuk e trajton coronavirusin

Një raport i ri i ka shtuar provat se ilaçi i malaries hidroksiklorurinë nuk i ndihmon pacientët në luftën me coronavirusin.

Në fakt, kombinimi i tij me një antibiotik në të vërtetë ngre rrezikun e vdekjes me 27 për qind, zbuloi studimi, raporton CNN.

Meta-analiza – një studim mbi studimet – shqyrtoi 29 pjesë të ndryshme të hulumtimit mbi barnat, e cila dikur u promovua shumë nga Shtëpia e Bardhë gjersa e praktikon presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, transmeton Telegrafi.

“Hidroksilklorina e vetme nuk ndihmon në uljen e numrit të të infektuarve apo ndal vdekjet shkaku i COVID-19, por kombinimi i hidroksilklorinës dhe azitromicinës rrit ndjeshëm vdekshmërinë”, thuhet në studim, i cili u botua në revistën “Clinical Microbiology and Infection”.

“Tashmë ekziston një numër i madh studimesh që kanë vlerësuar se hidroksilklorina e vetme ose në kombinim, në këtë fazë nuk ka shfaqur ndonjë efikasitet”, thotë studimi.

Lexo po ashtu SHBA-ja investon në teknologjitë e vaksinave pa gjilpëra

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-ve (FDA) ka ndryshuar autorizimin e shfrytëzimit të hidroksilkolinës kundër coronavirusit dhe Institutet Kombëtare të Shëndetësisë, Organizata Botërore e Shëndetit dhe studiuesit evropianë kanë ndaluar mbështetjen e testimit. /Telegrafi/

Exit mobile version