Telegrafi

Studimi: Pandemia e coronavirusit nuk ngadalëson ngrohjen globale

Edhe nëse disa masa bllokimi mbesin në vend deri në fund të vitit 2021, rritja e temperaturës do të ulet vetëm me 0.01 gradë deri në vitin 2030.

“Rënia e emetimeve që kemi përjetuar gjatë COVID-19 është e përkohshme, dhe për këtë arsye nuk do të bëjë asgjë për të ngadalësuar ndryshimin e klimës,” thotë Corinne Le Quéré, një shkencëtare e klimës në Universitetin e Anglisë Lindore në Norwich, Angli.

Ka pasur shumë spekulime në të kaluarën e fundit për ndikimin që ngadalësimi i papritur në botë, në vazhdën e bllokimit të COVID-19 do të ketë në ngrohjen globale, transmeton Telegrafi.

Një ekip hulumtues me pjesëmarrje austriake tani ka vlerësuar efektin.

Në një kohë të gjatë, ndryshimet masive, por të përkohshme në sjellje të shkaktuara nga COVID-19 nuk do të ndryshojnë trajektoren tonë aktuale të ngrohjes. Por planet në shkallë të gjerë të rimëkëmbjes ekonomike ofrojnë një mundësi për të miratuar politika miqësore ndaj klimës , të tilla si investime në teknologji me karbon të ulët, që mund të parandalojnë ngrohjen më të keqe.

Kjo mund të ndihmojë në arritjen e një qëllimi për të ulur emetimet totale globale të gazit serë me 52 për qind deri në vitin 2050, duke e kufizuar ngrohjen në 1.5 gradë Celsius mbi nivelin para industrial deri në vitin 2050, thonë studiuesit.

Si rezultat, vlerësohet se efekti i drejtpërdrejtë i përgjigjes së drejtuar nga pandemia do të jetë i papërfillshëm, me një ftohje prej rreth 0.01 gradë Celcius deri në vitin 2030.

Edhe nëse disa bllokime mbesin deri në vitin 2021, ulja e temperaturave do të jetë vetëm 0.01 gradë deri në vitin 2030, sipas revistës “Nature Climate Change“. /Telegrafi/