Se studimi në UBT hap shtigje të sigurta drejt universiteteve më të famshme botërore, tregon fakti se edhe një ish-studenti të arkitekturës në UBT, Vigan Zekës, i janë hapur dyert për studime Master në universitetin me mbi 40 mijë studentë, që radhitet ndër më të famshmit në botë Politecnico di Milano (1863), në Itali.
Para pak ditësh, e kanë konfirmuar pranimin për studime Master në të njëjtin universitet edhe dy ish-studente të UBT-së, Dodona Blakaj dhe Bardha Meta.
“Vigani ka diplomuar në UBT, në nëntor 2015, ndërsa suksesin e tij për t’u regjistruar atje ia atribuon stafit akademik të UBT-së, i cili sipas tij, ‘është gjithnjë gati për t’ua forcuar dijen studentëve’. Regjistrimi në Politecnico di Milano, është vetëm një rrëfim suksesi. Vigani, menjëherë pas diplomimit në UBT, ka gjetur punë në një Zyrë projektuese në Kosovë, ku vazhdon të punojë edhe me 5 arkitektë, dy ndërtimtarë dhe një inxhinier të elektron”, thuhet në komunikatën e UBT-së. /Telegrafi/