Pas problemeve të shumta të evidentuara për territor në Afrikë dhe për të eleminur përplasje mes elefantit dhe njeriut, sidomos në Kenya, kanë sjellë domosdoshmërinë për të zhvilluar qindra-mijëra eksperimente. Janë vendosur koshere bletësh rreth e qark të mbjellave dhe tokave bujqësore dhe është vërejtur, se tashmë elefantët stepen të kalojnë në këto zona dhe ndërrojnë rrugë. Testet kanë rezultuar të suksesshme në 97 % të tyre.
Tashmë në Kenya, ku numri i elefantëve është rritur në 7500 në 20 vitet e fundit, kjo praktikë është përhapur në masë te fermerët. /Telegrafi/