Çrregullimet e lindura si pasojë e konsumimit të alkoolit janë faktorët më të rëndësishëm parandalues të rrezikut për shkaktimin e të gjitha llojeve të demencës.
Të paktën kështu thotë një studim i përmasave të mëdha, i cili është publikuar në ’The Lancet Public Health’ dhe ka studiuar mbi një milion të rritur me demencë në Francë, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë specifike studimi i ka analizuar efektet e çrregullimeve që lindin si pasojë e përdorimit të alkoolit, dhe nga 57.000 raste me demencë të hershme, 57% prej tyre kishin qenë të ndërlidhura me konsumimin e tepërt të alkoolit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e definon konsumimin e tepërt të alkoolit sasinë e cila i kalon 60 gramë alkool të pastër në ditë për meshkujt dhe 40 gramë (rreth 3 pije standarde) në ditë për gra.
Ndër tjerash, ekspertët tregojnë se përdorimi i alkoolit e zvogëlon dukshëm jetëgjatësinë (deri në 20 vjet) dhe se demenca është shkaktari kryesor i vdekjeve për këta njerëz. /Telegrafi/