Përbërjet e kanabisit parandaluan virusin që shkakton COVID-19 të depërtojë në qelizat e shëndetshme njerëzore, sipas një studimi laboratorik të publikuar në “Journal of Nature Products”.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy komponimet që gjenden zakonisht në kërp– të quajtur si acid kanabigerolik, ose CBGA, dhe acid kanabidiolik, ose CBDA – u identifikuan gjatë një përpjekjeje të shqyrtimit kimik si potencial për të luftuar coronavirusin, thanë studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Oregonit.
Në studim, ata punuan me proteinat ‘spike’ të gjetura në virus dhe bllokuan një hap që patogjeni përdor për të infektuar njerëzit.
Studiuesit testuan efektin e komponimeve kundër varianteve Alfa dhe Beta të virusit në laborator.
Studimi nuk kishte të përfshirë dhënien e suplementeve te njerëzit ose krahasimin e shkallës së infeksionit tek ata që përdorin komponimet me ata që nuk i përdorin.
Kërpi është një burim i fibrave, ushqimit dhe ushqimit të kafshëve, dhe ekstraktet zakonisht shtohen në kozmetikë, kremra për trupin, suplemente dietike dhe ushqim. /Telegrafi/