Kultura politike franceze ka mundur të jetë një faktor që ka ndikuar në rritjen e numrit të xhihadistëve në Evropën Perëndimore, thonë dy shkencëtarë të cilët pas sulmeve të fundit terroriste në Evropë, kanë bërë një analizë ndryshe për të ardhur në këtë përfundim, raporton Independent.
“Asnjë prej nesh nuk ka menduar më parë në këtë drejtim, që frankofonët kanë rëndësi në këtë. Pesëmbëdhjetë vjet pas sulmit në Pentagon dhe Qendrën Botërore Tregtare ne ende nuk kemi një shpjegim të mirë se pse kjo ka ndodhur”, ka thënë Christophere Meserole për Vox, transmeton Telegrafi.
Siç thotë William McCants për Foreign Affairs, as pasuria e shtetit, as niveli i arsimit, shëndetësisë, as qasja në internetit nuk janë aq të rëndësishme dhe nuk shkaktojnë rritje të radikalizmit siç ndodh kjo në një vend frankofon.
“Katër nga pesë vendet me normat më të larta të radikalizimit në botë janë të ato frankofone, përfshirë dy në Evropë (Franca dhe Belgjikë)”, thuhet në studim.
Edhe pse është konsideruar se Britania e Madhe ka shumë më tepër luftëtarë në ISIS se Belgjika, kur të merret parasysh përqindja e popullsisë myslimane, rezulton se Belgjika ka më shumë myslimanë.
“Franca dhe Belgjika, për shembull, janë të vetme vende në Evropë ku ndalohet velloja në shkollat publike. Ato janë dy vendet e vetme në Evropën Perëndimore që nuk kanë marrë vlerësimin më të lartë për demokracinë”, thonë studiuesit.
Papunësia e të rinjve dhe urbanizimi janë shkaqe tjera që rrisin shanset e radikalizimit dhe këta faktorë janë padyshim të pranishëm në të dy lagjet e Brukselit dhe Parisit që konsiderohen si myslimane.
“Molenbeek, ku ishte shtëpia e Salah Abdeslamit, është lagje me shkallë të lartë të papunësisë: më shumë se 50 për qind e popullsisë është e papunë dhe kryesisht është fjala për të rinj. Gjasat më të mëdha janë që ata t’i kthehen radikalizimit, sepse tek kjo kategori shfaqet dëshira për rebelim – për çfarëdo ndryshimi, e madje edhe tragjik”.
Emrat e sipërpërmendur që kanë bërë studimin nuk i fajësojnë direkt këto dy shtete frankofone. Por, theksojnë se në këtë drejtim duhet të shpjegohet rritja e terrorizmit në Evropë.
“Gjetjet tona fillestare nuk thonë se shtetet frankofone janë përgjegjëse për sulmet e tmerrshme, sepse askush nuk meriton të vriten civilët, pa marrë parasysh motivet e autorëve”, përfundon studimi. /Telegrafi/