Ka qindra mendime që kundërshtojnë një ëndërr… Por pyetjet nuk duhet t’ia drejtoni më vetëm vetes. Aq më tepër kur kemi përgjigjet ideale për to!
Më lini ta gjej, ju dëshironi të dini sa më shumë apo jo? Mbi të gjitha: ku do të studiojë fëmija juaj, me çfarë kostoje, cilin program do të ndjekë dhe a do të arrijë të përshtatet? Për këtë arsye, pika kyçe në zgjedhjen e ardhshme akademike të tyre është informimi i plotë.
Pra, le të mos mbetet sekret midis nesh, nuk keni përse të udhëtoni apo të hutoheni përmes email-eve, sepse Wiseword Group Ks sjell universitetet dhe kolegjet e huaja fare pranë jush! Njohur ndryshe si panairi më i madh në vend, “Wise Education Fair ’23” zhvillohet më 27 shkurt në Prishtinë, në ambientet e Hotel Sirius. Ky event synon t’u njohë me institucionet e nivelit më të lartë arsimor ndërkombëtare, programet akademike, kampuset dhe mundësitë për të përfituar bursa.
Jeta studentore është sfida më mbreslënëse, eksperienca që i rrit fëmijët mes miqve, kujtimeve dhe arritjeve të sigurta. Ndaj takimi nga afër me 22 përfaqësues të kolegjeve dhe universiteteve, të cilët do të japin udhëzime të detajuara mbi procedurat e aplikimit dhe çdo lehtësi që i pret, ka për të shuar çdo dyshim apo kuriozitet tuajin.
Wiseword Group është ndër kompanitë e para në Kosovë në fushën e edukimit, këshillimit dhe përgatitjes për studentët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit. Me më shumë se 1 dekadë eksperiencë dhe mbi 1000+ partnerë në mbarë botën, Wiseword Group është partneri i ëndrrave të qindra të rinjve përtej kufijve!
Pse Wise premton t’u njohë me zgjedhjen e mençur për të ardhmen?
Përtej besimit dhe perspektivës që krjiohet përmes këshillimit efektiv dhe profesionalizmit, në këtë panair janë të pranishëm mbi 100 partnerë të Wiseword në mbarë botën si Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, vendet europiane si Gjermania, Hollanda, Italia, Belgjika, Suedia etj.
Surprizat nuk mungojnë edhe përsa iu përket tarifave! Studimi në Gjermani, ku mësimdhënia është në anglisht dhe 100% falas, ndiqet nga destinacione të reja me tarifa shkollimi 1,400 Euro në vit + kosto jetese të përballueshme dhe studim të plotë në gjuhën angleze.
Çfarë është tjetër e rëndësishme? Çdo shërbim i përmendur më lart, përfshirë pjesëmarrjen në panair dhe konsultat, do të jenë falas!
Patjetër që duhet ta thoni me zë të lartë për t’u dëgjuar deri në dhomën e adoleshentëve se keni gjetur rrugën që bashkon ëndrrat me suksesin. Ky i fundit është një sërë vendimesh që nis me këtë panair. Drejtoni studentët e ardhshëm të regjistrohen pa humbur kohë, nëse dëshironi të siguroni studimin në Mbretërinë e Bashkuar apo kudo tjetër në botë.
Ju dhe fëmijët tuaj do të dilni nga dyert e panairit më të bashkuar dhe më të motivuar se kurrë, por më parë… Dyert drejt mundësive të sigurta janë të hapura tani për aplikime.
“Wise Education Fair ’23” ju pret më 27 shkurt!
Ëndrrat nuk janë të pamundura me Wiseword!