Izolimi nuk ka pasur ndikim të madh në përqindjen e vdekjeve nga COVID-19 në mbarë botën, pretendojnë shkencëtarët, duke theksuar se sistemi shëndetësorë ka qenë shumë më i rëndësishëm, shkruan Daily Mail.
Dhjetëra shtete janë detyruar t’i bëjnë thirrjeve qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të mbyllin dyqanet, për të parandaluar pandeminë e COVID-19 që shpërtheu në fund të dhjetorit, transmeton Telegrafi.
Por, tani një studim thotë se masat drastike as që kanë funksionuar. Ata konstatuan se pavarësisht se shtetet janë mbyllur apo nuk kanë respektuar masat, kjo nuk ka ndikuar fare në përqindjen e vdekjeve.
Përqindja e obezitetit dhe shuma e parave që njerëzit i kishin, gjithashtu kanë qenë dy faktorët kryesor të përqindjes së vdekjeve nëpër shtete, thuhet ndër tjera në studim. /Telegrafi/