Site icon Telegrafi

Studimi i fundit tregon se një numër i vogël i nxënësve janë infektuar me COVID-19, pediatret gjermanë këshillojnë që shkollat të mos mbyllen

Një studim i ri i realizuar në Minhen me 110 mijë fëmijë dhe adoleshentë që janë testuar kur kanë shkuar në klinikë për kontroll apo terapi, ka treguar se një numër i vogël i nxënëse janë infektuar me coronavirus, shkruan Suddeutsche Zeitung.

Vetëm 105 nxënës ishin prekur me coronavirus, përkatësisht 0.53 për qind e numrit të kontrolluar, ku për këtë pediatrët këshillojnë që të vazhdojë normalisht mësimi nëpër shkolla, transmeton Telegrafi.

Në javët e ardhshme kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryetarët e qyteteve gjermane, do të duhej sërish të shqyrtojnë metodat me të cilat do të vazhdonte mësimi nëpër shkolla.

“Ekzistojnë gjasa të vogla mes të rinjve dhe nxënësve që do të jetë numër i madh i rasteve që nuk do të raportohen. Sipas mendimit tonë, shkollat do të duhej të ishin të hapura”, ka thënë zëvendësdrejtori i spitalit të fëmijëve Hauner Johanes Hubner.

Ai ka theksuar se përqindja nga ky spital mund të mbështetet edhe në të dhënat e spitaleve tjera ku janë testuar fëmijët, por vetëm ata që kanë pasur simptoma.

Në klinikën ku janë testuar të gjithë fëmijët, vetëm 0.2 për qind e fëmijëve kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Ndërkaq Sandras Cisek nga Universiteti i Frankfurtit, konsideron se fëmijët e infektuar sipas të gjitha gjasave janë sëmurë në shtëpi apo në ndonjë vend tjetër.

Edhe akademia gjermane për mjekësi të fëmijëve dhe adoleshentë konsideron se shkollat do të duhej të mbesnin të hapura, sepse sipas tyre mbyllja e shkollave gjatë pranverës ka pasur pasoja negative te fëmijët.

Gjithashtu është theksuar se shkollat janë vatra të infeksioneve deri më tani nuk janë dëshmuar me fakte. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version