Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha të martën se studimi i fizibilitetit për sistemin informativ shëndetësor është në fazën finale.
Kështu u shpreh Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi, ku po diskutohet edhe për trajtimin shëndetësor jashtë vendit, listën esenciale të barnave e bordin e ShSKUK-së.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se në kuadër të programit legjislativ, në këtë vit është paraparë hartimi i tetë projektligjeve.
Sipas tij, deri më tani janë realizuar dy akte ligjore.